17 PRILL 2018
RUSI
Gjykata do të dëgjojë apelimin kundër konfiskimit të Zyrës Kombëtare të Dëshmitarëve nga qeveria ruse
Më 3 maj 2018 Gjykata e Qytetit të Shën-Pjetërburgut do të dëgjojë apelimin e Dëshmitarëve të Jehovait kundër vendimit për të konfiskuar ish-zyrën e tyre kombëtare në Rusi. Nëse Dëshmitarët e humbin apelin, vendimi hyn në fuqi dhe Shteti mund t’ua konfiskojë menjëherë pronën.
Më parë, Gjykata Krahinore e Sëstrarjetskit kishte shpërfillur provat se zyra e Dëshmitarëve është pronë e Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania (WTPA), një koorporatë jofitimprurëse në Shtetet e Bashkuara. WTPA-ja ka qenë pronare dhe ka paguar taksat për këtë zyrë prej 17 vjetësh. Prapëseprapë, më 7 dhjetor 2017 gjykata krahinore e deklaroi të pavlefshme kontratën e pronësisë së WTPA-së. Nëse Dëshmitarët humbin apelin dhe nuk gjejnë më zgjidhje ligjore në Rusi, do t’ia parashtrojnë këtë padrejtësi të rëndë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Seanca do të fillojë më 3 maj 2018 në orën 11.30 në Gjykatën e Qytetit të Shën-Pjetërburgut (ul.Basseynaya, 6, Shën-Pjetërburg, Rusi).