27 SHTATOR 2016
RUSI
Shtyhet sërish seanca për kërcënimin për mbylljen e Qendrës së Dëshmitarëve në Rusi
Më 23 shtator 2016 Gjykata Krahinore e Moskës shtyu shqyrtimin e apelimit të Dëshmitarëve kundër paralajmërimit që kërcënon mbylljen e qendrës së tyre kombëtare. Vetëm tri ditë para seancës së programuar, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm paraqiti kundërshtime në gjykatë dhe përfshiu mbi 200 faqe materiale. Dëshmitarët bënë një kërkesë për të pasur kohë që të rishikojnë dokumentacionin, dhe gjykatësi e shtyu seancën më 12 tetor 2016. Atëherë, gjykata do të shqyrtojë apelimin e Dëshmitarëve dhe ligjshmërinë e paralajmërimit kundër Qendrës Administrative.