Kalo te përmbajtja

27 KORRIK 2017
RUSI

Rusia përpiqet ta shpallë «ekstremiste» Biblën

Rusia përpiqet ta shpallë «ekstremiste» Biblën

PËRDITËSIM: Gjykata e qytetit të Viborgut e ka shtyrë shqyrtimin e çështjes më 9 gusht 2017.

Më 28 korrik 2017 Gjykata e qytetit të Viborgut do të vazhdojë të shqyrtojë çështjen për t’i shpallur «ekstremiste» Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait në gjuhën ruse. Çështja ishte shtyrë që nga prilli i 2016-s pasi gjykatësi vendosi në favor të padisë së Prokurorit të Transportit të Leningrad-Finlandskit, që kërkoi një «ekspertizë» për Përkthimin Bota e Re, për ta shpallur «ekstremiste».

Pas vonesave të shumta, ekspertiza u krye dhe iu dërgua gjykatës më 22 qershor 2017. Siç e prisnin edhe Dëshmitarët, ekspertiza mbështeti pohimin se ky version i Biblës ishte botim «ekstremist». Në bazë të ekspertizës, Përkthimi Bota e Re «nuk është Bibël». Gjithsesi, kjo është një përpjekje për t’i dredhuar Ligjit kundër Veprimtarive Ekstremiste, sipas të cilit nuk mund t’i shpallësh ekstremiste tekstet e shenjta, siç është Bibla. Përveç kësaj, «ekspertiza» ka dalë në këtë përfundim mbi baza teologjike. Autorët e saj nuk janë dakord me Përkthimin Bota e Re që e përkthen Tetragramin * «Jehova» dhe pretendojnë pa të drejtë se teksti është ndryshuar për t’iu përshtatur doktrinës së Dëshmitarëve.

^ par. 3 Tetragrami është emri i Zotit (יהוה) në gjuhën hebraike i përbërë nga katër shkronja, i cili transliterohet YHWH ose JHVH dhe shfaqet afro 7.000 herë në Shkrimet Hebraike.