Kalo te përmbajtja

7 PRILL 2017
RUSI

Dita e tretë e seancës për çështjen e ndalimit të Dëshmitarëve të Jehovait

Dita e tretë e seancës për çështjen e ndalimit të Dëshmitarëve të Jehovait

Në Gjykatën e Lartë të Federatës Ruse nisi seanca e tretë për çështjen e ndalimit të Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi. Mes atyre që dëshmuan ishin edhe dy drejtues të Qendrës Administrative që kundërshtuan padinë e Ministrisë së Drejtësisë kundër Dëshmitarëve të Jehovait.

Sergej Çerepanovi kundërshtoi urdhrin e Ministrisë që Qendra Administrative të mos shkelë më ligjin anti-ekstremizëm. Ministria nuk shpjegoi asnjëherë se si supozohej të kishte shkelur ligjin Qendra Administrative dhe si mund t’u jepte fund këtyre shkeljeve. Një drejtues tjetër, Vasilij Kalini, nxori në pah se Qendra Administrative ka qenë aktive për 26 vjet, dhe pyeti: «Kur u shndërruam në ekstremistë?» Pastaj shtoi se Dëshmitarët e Jehovait nuk kanë ndryshuar​—ata u binden autoriteteve dhe vazhdojnë t’u përmbahen parimeve të paqes. Ai shprehu shqetësimin se përndjekja e Dëshmitarëve tashmë ka nisur.

Gjykatësi vendosi që seanca të vazhdojë më 12 prill 2017, në orën 10.00.