6 PRILL 2017
RUSI
Më 7 prill Gjykata e Lartë Ruse do të rinisë seancën për ndalimin e Dëshmitarëve të Jehovait
Seanca e ditës së sotme në Gjykatën e Lartë të Federatës Ruse nisi me pretendimin e Ministrisë së Drejtësisë se të gjitha entet ligjore të Dëshmitarëve të Jehovait duhet të ndalohen, meqë gjykatat e shkallëve më të ulëta kanë vendosur se disa ishin përfshirë në veprimtari ekstremiste. Më pas gjykatësi pyeti përfaqësuesen e Ministrisë së Drejtësisë se si veprimet e këtyre 8 enteve që u paditën, mund të justifikojnë veprimet kundër Qendrës Administrative dhe 395 enteve në mbarë Rusinë. Gjykatësi pyeti edhe se si do të ndikonte mbyllja e të gjitha enteve tek adhurimi i Dëshmitarëve dhe vazhdimisht pyeti se në ç’mënyrë Dëshmitarët përbëjnë rrezik për rendin dhe për sigurinë publike. Gjithashtu, pyetjet nga avokatët e palës mbrojtëse demaskuan qëllimin që ka Ministria e Drejtësisë të ndalojë plotësisht fenë e Dëshmitarëve të Jehovait dhe jo vetëm të mbyllë entet e tyre ligjore.
Seanca do të rifillojë më 7 prill 2017 në orën 10.00.