Kalo te përmbajtja

5 PRILL 2017
RUSI

Gjykata e Lartë shtyn seancën për ndalimin e Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi

Gjykata e Lartë shtyn seancën për ndalimin e Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi

Gjykata e Lartë e Rusisë njoftoi shtyrjen e seancës dëgjimore pasi shqyrtoi kërkesat dhe argumentet me gojë për çështjen e ndalimit të Dëshmitarëve të Jehovait. Më anë të kësaj padie Ministria e Drejtësisë kërkon «të shpallë ekstremiste organizatën fetare, Qendrën Administrative të Dëshmitarëve të Jehovait, të ndalojë veprimtarinë e saj dhe ta mbyllë përfundimisht». Gjykata do të mblidhet sërish më 6 prill 2017, në orën 14.00.

Mark Sandersoni, anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait, i pranishëm në këtë seancë, u shpreh: «Jemi të shqetësuar që Gjykata e Lartë hodhi poshtë dhe mohoi shumicën e kërkesave të paraqitura nga Qendra Administrative. Të pranishëm në këtë seancë ishin edhe përfaqësues të shumë ambasadave dhe të organizatave për të drejtat e njeriut. E gjithë bota po shikon.»