13 PRILL 2016
RUSI
Seancat e fundit gjyqësore kundër Dëshmitarëve në Rusi
Taganrog, Rajoni i Rostovit. Më 17 mars 2016 Gjykata Rajonale e Rostovit mbështeti vendimin e gjykatës së shkallës së parë duke dënuar 16 Dëshmitarë për aktivitetet e tyre fetare, por ua uli gjobat 12 prej të pandehurve në 10.000 rubla (147 dollarë amerikanë). Megjithatë, me gjobat dhe dënimet me burg të lëna pezull, është ende e paqartë si do të vijojnë gjërat.
Prokurori përpiqet ta shpallë «ekstremiste» Biblën. Prokurori i Transportit i Leningrad-Finlandskit ngriti një padi për të shpallur material «ekstremist» Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait. Kjo është shkelje flagrante e nenit 3.1 të Ligjit Federal kundër Veprimtarive Ekstremiste që ndalon zbatimin e këtij ligji për Biblën. Edhe pse Përkthimi Bota e Re është pa diskutim një Bibël, prokurori e justifikon veprimin e tij duke pohuar se kualifikohen si Bibla vetëm përkthimet e prodhuara sipas «traditës së shenjtë» të Kishës Ortodokse Ruse. Gjykata e qytetit të Vajborgut ka caktuar seancën e radhës për datën 26 prill 2016.