Kalo te përmbajtja

22 KORRIK 2016
RUSI

Seanca për kërcënimin për mbylljen e qendrës së Dëshmitarëve në Rusi shtyhet në shtator

Seanca për kërcënimin për mbylljen e qendrës së Dëshmitarëve në Rusi shtyhet në shtator

Gjykata Krahinore e Tverit, Moskë, mbajti një seancë paradëgjimore për apelimin e Dëshmitarëve kundër letrës paralajmëruese të Prokurorit të Përgjithshëm që kërcënon të mbyllë qendrën e tyre kombëtare. Gjykata dëgjoi argumentet hapëse dhe e shtyu çështjen deri më 23 shtator 2016. Atëherë gjykata do të mbajë seancën kryesore. Në seancën paradëgjimore ishin të pranishëm diplomatë nga disa ambasada të huaja në Moskë.

Edhe disa vendime të fundit të qeverisë kërcënojnë lirinë fetare të Dëshmitarëve. Më 20 korrik 2016 Ligji Federal shtoi amendamente të reja për Lirinë e Ndërgjegjes dhe për Shoqatat Fetare. Koha do të tregojë si do t’i aplikojnë autoritetet ruse masat e reja për aktivitetin fetar të Dëshmitarëve të Jehovait.