Kalo te përmbajtja

4 KORRIK 2014
RUSI

Dëshmitarët e Jehovait para gjyqit në Taganrog

Dëshmitarët e Jehovait para gjyqit në Taganrog

Procesi penal i 16 Dëshmitarëve të Jehovait në Taganrog, Rusi, tani në muajin e 14-të, ka vijuar edhe gjatë korrikut të 2014-s. Gjatë procesit, gjykata shqyrtoi 60 dosje me «prova» që përbëheshin kryesisht nga regjistrime të mbledhjeve fetare, të lutjeve dhe të leximeve biblike, të njëjtat shërbime fetare që Dëshmitarët e Jehovait mbajnë në mbarë botën.

E drejta e lirisë së adhurimit për të akuzuarit dhe për 800 Dëshmitarët e tjerë në Taganrog, është në fije të perit. Të 16 Dëshmitarët kanë dëshmuar se nuk do të heqin dorë nga besimi i tyre dhe se do të vazhdojnë adhurimin si Dëshmitarë të Jehovait pavarësisht nga vendimi që do të merret.

Në video intervistohen disa nga të akuzuarit dhe avokatët e tyre që po përpiqen të mbrojnë lirinë e shumëdëshiruar të të akuzuarve për të adhuruar Perëndinë pavarësisht nga akuzat e padrejta penale.