Kalo te përmbajtja

Fotografia e vogël në të majtë: një motër flet me një vizitor te këndi ynë në panair. Në qendër: Qendra e Ekspozitave të Beogradit ku u mbajt Panairi Ndërkombëtar i Librit

13 DHJETOR 2023
SERBI

Njerëz të të gjitha moshave mësojnë për lajmin e mirë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Beograd

Njerëz të të gjitha moshave mësojnë për lajmin e mirë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Beograd

Nga data 21 deri 29 tetor 2023, në Beograd, Serbi, u mbajt Panairi Ndërkombëtar i Librit për të 66-ën herë. Mbi 190.000 veta vizituan panairin. Dëshmitarët e Jehovait ngritën një kënd që nxirrte në pah vlerën praktike të Fjalës së Perëndisë. Më shumë 100 vëllezër e motra u treguan vizitorëve si mund të gjenin në Bibël përgjigjet për pyetje të rëndësishme.

Një mesogrua u afrua të këndi dhe i tregoi motrës sonë se kishte shumë pyetje për Biblën. U gëzua tej mase që më në fund kishte takuar dikë që mund ta ndihmonte të gjente përgjigjet. Ato lanë takim që të vazhdonin bisedën.

Një i ri mori një kopje të broshurës A u krijua jeta? Ai tha se, ndonëse besonte te Perëndia, e kishte të vështirë të kuptonte historinë e Biblës për krijimin. Për shembull, vriste mendjen nëse Bibla mësonte se Perëndia kishte krijuar çdo gjë brenda 6 ditëve të mirëfillta. U kënaq shumë kur Dëshmitarët i treguan një artikull në jw.org që trajtonte fiks atë pyetje.

Dy adoleshenteve, që po kalonin aty pranë, u zuri syri librat Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, vëllimi 1 dhe 2. U emocionuan kur panë se këta libra flasin për tema të rëndësishme, për shembull, si të gjesh miq të vërtetë, si të kesh sukses në shkollë dhe si të kuptosh ndryshimin midis një ndjenjeje kalimtare dhe dashurisë së vërtetë. Një nga vajzat tha gjithë qejf: «Këta libra janë shumë të bukur. Do t’i lexojmë patjetër!»

U jemi mirënjohës vëllezërve e motrave në Beograd për punën e tyre të palodhur gjatë panairit. Jehovai i bekoftë për gjithë përpjekjet e tyre që ‘të shpallnin publikisht emrin e tij’!—Hebrenjve 13:15.