10 DHJETOR 2019
SHQIPËRI
Një tërmet i fuqishëm godet Shqipërinë
Asnjë nga vëllezërit tanë nuk është vrarë ose lënduar nga tërmeti më i fuqishëm në Shqipëri gjatë 40 viteve të fundit. Megjithatë janë shpallur të pabanueshme 35 shtëpi të vëllezërve dhe janë vlerësuar si të pasigurta 3 Salla Mbretërie.
Tërmeti prej 6.4 ballësh goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019. Si pasojë vdiqën 51 veta, u lënduan mbi 3.000 dhe mbetën pa shtëpi mijëra të tjerë. Dëshmitarët e shpërngulur po rrinë te të afërmit ose te vëllezërit e motrat nga kongregacione të tjera. Ndërkohë kongregacionet të cilave u janë dëmtuar Sallat, po mblidhen në Salla Mbretërie që ndodhen në zona më të sigurta.
Një plak kongregacioni shpjegoi sa dobi nxorën si familje ngaqë ishin përgatitur për katastrofat: «Sapo ra tërmeti, rrëmbyem ‘çantat e emergjencës’ dhe vrapuam jashtë shtëpisë. Përdorëm mjetet e nevojshme që kishim nëpër çanta, si batanije, ujë, ilaçe dhe ushqim. Falënderojmë Jehovain dhe Trupin Udhëheqës për dashurinë dhe kujdesin që tregojnë për ne.»
Mbikëqyrësit qarkorë vajtën menjëherë në zonat e prekura për t’u dhënë zemër vëllezërve. Një mbikëqyrësi qarkor iu dëmtua shtëpia. Pavarësisht se mbetën pa shtëpi, bashkë me gruan kaluan orë të tëra duke u dhënë zemër të tjerëve.
Gjithashtu, vëllezër nga Komiteti i Degës vizituan lajmëtarët në zonat më të prekura nga tërmeti. Një Komitet i Ndihmës në Rast Katastrofash po kujdeset për nevojat e atyre që janë prekur.
Lutemi që vëllezërit e motrat në Shqipëri të tregojnë qëndrueshmëri në këtë situatë. Mezi presim kohën kur nuk do të ketë më katastrofa natyrore.—Romakëve 8:25.