Kalo te përmbajtja

11 DHJETOR 2019
SHQIPËRI

Prezantohet Përkthimi Bota e Re i rishikuar në gjuhën shqipe

Prezantohet Përkthimi Bota e Re i rishikuar në gjuhën shqipe

Më 8 dhjetor 2019, vëlla Mark Sandersoni, anëtar i Trupit Udhëheqës, prezantoi botimin e rishikuar të Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën shqipe në një mbledhje speciale që u mbajt në pallatin e sportit «Asllan Rusi», Tiranë, Shqipëri. a

Në Shqipëri jetojnë afërsisht 2,9 milionë veta. Megjithatë, nëpër botë janë gati 7,6 milionë shqipfolës. Dëshmitarët e Jehovait kanë formuar kongregacione dhe grupe të gjuhës shqipe në Angli, Austri, Belgjikë, Francë, Greqi, Gjermani, Itali, Kanada, Maqedoninë e Veriut, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Turqi dhe Zvicër. Bibla e re e rishikuar në shqip do t’u sjellë dobi më shumë se 5.800 lajmëtarëve në territorin e degës së Shqipërisë dhe të gjithë atyre në diasporën shqiptare.

Gjithashtu, Bibla e rishikuar përmban disa veçori të reja, si shtojca, shënime, fjalorth dhe harta. Bashkohemi me gëzimin e motrave dhe të vëllezërve shqiptarë që tani kanë një përkthim të Fjalës së Jehovait në një gjuhë moderne të thjeshtë dhe të qartë.—Mateu 13:16.

a Përkthimi Bota e Re i plotë në shqip doli më 2005.