Kalo te përmbajtja

26 TETOR 2016
SHTETET E BASHKUARA

Dëshmitarët nxjerrin në shitje godinën 97 Columbia Heights

Dëshmitarët nxjerrin në shitje godinën 97 Columbia Heights

Për shumë vjet hoteli elegant Margaret ishte ndërtesa më e lartë në Bruklin

NJU-JORK—Të mërkurën më 26 tetor 2016, Dëshmitarët e Jehovait njoftuan se kishin nxjerrë në shitje pronën 97 Columbia Heights në Bruklin, Nju-Jork. Kjo godinë banimi me 11 kate, nga e cila shihen pamja piktoreske e lumit Ist dhe qyteti i Manhatanit, ndodhet në skajin verior të lagjes së bukur historike Brooklyn Heights.

97 Columbia Heights u projektua me elemente arkitekturore që respektojnë strukturën e hotelit të mëparshëm, si veshje me bakër të oksiduar, fasadë me tulla të kuqe dhe dritare këndore

Ndërtesa ndodhet në vendin ku më parë ishte hoteli Margaret, që u shkatërrua nga zjarri në vitin 1980. Arkitekti Stanton Eckstut bëri projektin e godinës së re të banimit, e cila ndërthur elemente arkitekturore të tilla, si veshje me bakër të oksiduar, fasadë me tulla të kuqe dhe dritare këndore, për të respektuar strukturën e hotelit të mëparshëm. Më 1986, ndërsa po ndërtohej godina e re, pronën e blenë Dëshmitarët dhe e kanë përdorur për të strehuar një pjesë të personelit të selisë së tyre. Dejvid Semoniani, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në selinë e tyre botërore, komenton: «Për më tepër se 30 vitet e fundit 97 Columbia Heights ka qenë shtëpia e qindra pjesëtarëve të personelit tonë. Është vendbanim ideal për shkak të veçorive tërheqëse të ndërtesës dhe të vendndodhjes shumë të mirë.»

Godina prej 8.232 m2 ka 97 apartamente, disa prej të cilave me ballkone, dhe një tarracë në katin e fundit. Gjithashtu, brenda saj ka një garazh me 30 vende parkimi me hyrje nga rruga Orange Street.

Z. Semonian shpjegon: «Personeli dhe zyrat tona janë transferuar në selinë e re botërore në Uoruik, Nju-Jork, që ka filluar të funksionojë që nga 1 shtatori 2016. Shitja e 97 Columbia Heights është hapi i fundit në procesin e shpërnguljes.»

Zëdhënësi për mediat:

Dejvid A. Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, 1-718-560-5000