Kalo te përmbajtja

Salla e Mbretërisë e rimodeluar në rrugën Pensakola nr. 1228, Honolulu, Havai

22 PRILL 2020
SHTETET E BASHKUARA

E para «Sallë Mbretërie» që kushtohet sërish pas 85 vitesh

E para «Sallë Mbretërie» që kushtohet sërish pas 85 vitesh

Më 1935, Xhozef Radhërfordi, në atë kohë president i Shoqatës Watch Tower, ishte i pranishëm kur nisi ndërtimi i Sallës së Mbretërisë në rrugën Pensakola nr. 1228, Honolulu, Havai. Kjo ndërtesë e vogël është unike, sepse është e para në botë që u quajt «Sallë Mbretërie». Veç kësaj, gjatë 8 dekadave pasuese shumë veta filluan të adhuronin Jehovain te kjo Sallë. Sot, 85 vjet më vonë, atje mblidhen katër kongregacione që mbajnë mbledhje në 5 gjuhë, ndër to edhe në gjuhën pixhine të Havait. a

Salla e Mbretërisë pak pasi u ndërtua më 1935

Meqë e rimodeluan komplet këtë ndërtesë historike, vëllezërit organizuan një pritje për publikun nga data 11 deri në 15 shkurt 2020, para se të përhapej pandemia COVID-19. Kishin ftuar njerëz të zonës, zyrtarë dhe arsimtarë. Ata vizituan ndërtesën, panë materiale historike dhe dëgjuan vëllezërit teksa tregonin ngjarje kryesore nga aktiviteti i organizatës së Jehovait në kohët moderne. 16 shkurti ishte pjesa kulminante kur vëllai Dejvid Splejn, anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait, mbajti fjalimin e kushtimit.

Një motër që ndihmoi me përgatitjet për këtë program, tha: «Qëllimi i pritjes për publikun nuk ishte të predikonim. Ama u dhamë një dëshmi të fuqishme shumë vetave që ndoshta nuk do të kishin kurrë mundësi të dëgjonin për Dëshmitarët e Jehovait.»

Ky eveniment ndihmoi edhe vëllezërit e motrat të kuptonin më mirë historinë tonë të jashtëzakonshme në ishujt Havai dhe të shihnin me sytë e tyre plotësimin e këtyre fjalëve: «Do t’i japin lavdi emrit të Jehovait, Perëndisë së Izraelit, nëpër ishujt e detit.»—Isaia 24:15.

a Për momentin, për shkak të pandemisë COVID-19, të gjitha mbledhjet e kongregacionit në Shtetet e Bashkuara po mbahen nëpërmjet videokonferencave dhe jo në Sallat e Mbretërisë.