15 GUSHT 2019
SHTETET E BASHKUARA
Feniks, Shtetet e Bashkuara—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!
Datat: 9-11 gusht 2019
Vendi: Chase Field në Feniks, Arizonë, Shtetet e Bashkuara
Gjuha: angleze
Maksimumi i të pranishmëve: 40.237
Numri i të pagëzuarve: 352
Numri i delegatëve ndërkombëtarë: 5.000
Degët e ftuara: Australazi, Britani, Evropa Qendrore, Francë, Greqi, Indi, Itali, Kanada, Kili, Kore, Mikronezi, Skandinavi, Sri-Lankë, Tahiti, Tajlandë, Trinidad dhe Tobago, Turqi
Komente pozitive: Stiv Muri, presidenti dhe drejtori i Visit Phoenix, një kompani që ndihmon në koordinimin e kongreseve, të hoteleve dhe të resorteve në Feniks, komentoi: «Kam një jetë që merrem me këtë punë, por kurrë s’kam parë kongres më të organizuar se ky. Ka qenë kënaqësi të bashkëpunoja me ju. Përveç kësaj na dhatë fjalën se do ta pastroni stadiumin para se të largoheni dhe askush tjetër nuk e ka bërë këtë!»
Mikpresin ngrohtësisht delegatët ndërkombëtarë në aeroportin Sky Harbor International në Feniks
Vëllezër dhe motra nga Feniksi mirëpresin delegatët në një hotel
Qindra vëllezër dhe motra entuziastë përshëndetin delegatët që po vijnë në Chase Field të premten në mëngjes
Delegatët dëgjojnë programin; disa me veshje tradicionale
Dy nga 352 vëllezërit dhe motrat që u pagëzuan
Vëlla Samuel Hërdi, anëtar i Trupit Udhëheqës, duke mbajtur fjalimin e fundit të shtunën
Delegatët bëjnë foto teksa vizitojnë një park
Xhiro me karrocë kuajsh si pjesë e një skene historike nga një qytezë e Amerikës Perëndimore në shekullin e 19-të
Shërbëtorë në kohë të plotë nga vende të tjera përshëndetin auditorin në fund të kongresit