Kalo te përmbajtja

Shkretim pas stuhisë që goditi Alabamën

21 JANAR 2020
SHTETET E BASHKUARA

Mot i keq dhe stuhi në jug dhe në qendër të Shteteve të Bashkuara

Mot i keq dhe stuhi në jug dhe në qendër të Shteteve të Bashkuara

Vëlla Albert Barneti dhe gruaja e tij, motër Suzanë Barneti, nga «Kongregacioni i Perëndimit» në Tuskaluzë, Alabamë

Moti i keq bëri kërdinë në disa zona në jug dhe në qendër të Shteteve të Bashkuara më 11 dhe 12 janar 2020. Për dy ditë rresht, shira të furishme, erëra dhe stuhi të forta shkaktuan dëme të mëdha në shumë shtete. Mjerisht, vëlla Albert Barneti, 85 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, motër Suzanë Barneti, 75 vjeçe, humbën jetën kur stuhia shkatërroi shtëpinë e tyre rulotë.

Përveç kësaj, dega e Shteteve të Bashkuara raporton se janë dëmtuar lehtë të paktën katër shtëpi të vëllezërve dhe dy Salla Mbretërie. Stuhitë dëmtuan rëndë edhe biznesin e një vëllai.

Pleqtë vendës dhe mbikëqyrësi qarkor po u japin ndihmë praktike dhe po inkurajojnë nga Shkrimet ata që u prekën nga kjo katastrofë. E dimë se Ati ynë qiellor, Jehovai, po ngushëllon vëllezërit dhe motrat e pikëlluar për shkak të kësaj tragjedie.—Psalmi 34:18.