Kalo te përmbajtja

Pas tornados që goditi El Renon, Oklahomë

13 QERSHOR 2019
SHTETET E BASHKUARA

Moti i keq shkakton dëme në Shtetet e Bashkuara

Moti i keq shkakton dëme në Shtetet e Bashkuara

Në maj të 2019-s, në lajme u raportua se në Shtetet e Bashkuara pati shira të rrëmbyeshme dhe rreth 500 tornado.

Nga moti i keq u prekën Dëshmitarë të Jehovait në Arkansas, Indiana, Misisipi, Misuri, Ohajo, Oklahomë, Pensilvani dhe Teksas. Asnjë nga vëllezërit dhe motrat nuk ka humbur jetën. Gjithsesi, 6 prej tyre u lënduan, 4 nga të cilët u shtruan në spital. U shkatërruan 6 shtëpi të vëllezërve. Përveç tyre u dëmtuan 98 shtëpi të tjera dhe 12 Salla Mbretërie. Si rezultat, 84 Dëshmitarë të Jehovait u detyruan të shpërnguleshin.

Teksa vëllezërit vlerësojnë dëmet, po u sigurojnë ushqim, ujë dhe strehim të prekurve. Pleqtë vendas dhe mbikëqyrësit qarkorë po i ngushëllojnë dhe po u japin zemër vëllezërve.

Ne do të vazhdojmë t’i mbështetim bashkëbesimtarët dhe të lutemi për ta ndërsa përballojnë pasojat e stuhive.—2 Korintasve 1:3, 4.