Kalo te përmbajtja

Majtas: zjarr në qytetin e Kiheit, Maui. Djathas: pamje nga lart e dëmeve të mëdha në Lahajna, Maui

11 GUSHT 2023 | PËRDITËSUAR MË 29 SHTATOR 2023
SHTETET E BASHKUARA

PËRDITËSIM—Zjarret shkatërrojnë pjesë të ishujve Havai, SHBA

PËRDITËSIM—Zjarret shkatërrojnë pjesë të ishujve Havai, SHBA

Më 8 gusht 2023, erërat e furishme të një uragani në oqean shkaktuan që zjarret të përhapeshin shpejt në Maui, ishulli i dytë më i madh në Havai, SHBA. Zjarret shkatërruan sisteme komunikimi, shtëpi dhe biznese. Autoritetet vendase nxorën një urdhër evakuimi të detyrueshëm për shumë zona. Është konfirmuar që të paktën 97 veta kanë humbur jetën. Zjarrfikësit po luftojnë edhe me zjarre më të vogla në Ishullin e Madh të Havait.

Informacioni vijues është bazuar te raporte paraprake nga vëllezërit vendës.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Mjerisht, 1 vëlla i moshuar ka humbur jetën si pasojë e zjarreve

  • 307 lajmëtarë u është dashur të evakuohen ose të shpërngulen nga shtëpitë e tyre

  • 42 shtëpi u shkatërruan

  • 2 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 38 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • 1 Sallë Mbretërie pësoi dëme të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  • Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u sigurojnë ndihmë praktike dhe po u japin zemër nga Shkrimet atyre në zonat e prekura

  • Është ngritur një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash për të organizuar punën për dhënien e ndihmës

Mezi presim kohën kur Mbretëria e Perëndisë do të zhduk të gjitha ekstremet e motit që u shkaktojnë kaq shumë dëme njerëzve në këto ditë të fundit, përfshirë vëllezërve e motrave.—Marku 4:39.