13 JANAR 2020
SHTETET E BASHKUARA
Përditësim: Ndihma pas uraganit Dorian
Ndihmë nga ajri dhe nga deti
Uragani Dorian goditi ishujt Bahama nga 1 shtatori deri më 3 shtator 2019. Që para se stuhia të shkaktonte dëme, dega e Shteteve të Bashkuara nisi të organizonte punën nga Florida, për të dhënë ndihmë. Sapo u bë e sigurt të udhëtoje, vëllezërit që kishin varka ose avionë, ishin ndër të parët që filluan të çonin ndihma në ishuj.
13 vëllezër e motra pilotë bënë mbi 300 fluturime në ato zona, dërguan 15 tonë ndihma dhe transportuan më shumë se 700 vullnetarë. Gjithashtu, vëllezërit përdorën 13 varkat e tyre për të shpërndarë gati 90 tonë ndihma. Lundrimi vajtje-ardhje nga Florida zgjat rreth 12 orë.
Hosé Kabrera, menaxher në stacionin Palm Beach International Airport në Florida, tha: «Sapo pushoi uragani, avionët e [Dëshmitarëve] u nisën drejt ishujve Bahama, plot me ndihma. Dëshmitarët bëjnë më shumë nga ç’pritet për të ndihmuar.»
Vëlla Glen Sandersi, një nga pilotët vullnetarë, tha: «Për shumë prej nesh ishte hera e parë që përdorëm aftësitë tona për të ndihmuar vëllezërit e motrat. Është vërtet kënaqësi që një pjesë e vockël e trupit, siç jemi ne, t’i sjellë lehtësim pjesës tjetër të trupit që vuan.»—1 Korintasve 12:26.
Dega e Shteteve të Bashkuara llogarit që shpenzimet të arrijnë në gati 1.750.000 dollarë amerikanë. Mendohet se ndihmat do të vazhdojnë deri më 1 maj 2020.
Duke ngarkuar ndihma në një varkë në Florida, SHBA. Vëllezërit bënë 29 udhëtime me varkë për në ishujt Bahama
Pamje e aeroportit të përmbytur në Ishullin e Madh Abako, Bahama
Pamje nga kabina e pilotit gjatë fluturimit