Kalo te përmbajtja

27 PRILL 2020
SHTETET E BASHKUARA

Përkujtimi i vdekjes së Krishtit për vitin 2020—Shtetet e Bashkuara

Programi transmetohet në dy burgje në Florida

Përkujtimi i vdekjes së Krishtit për vitin 2020—Shtetet e Bashkuara

Mbrëmjen e 7 prillit, në 2 burgje në rajonin e Palm Beach, Florida, u transmetua programi i regjistruar i Përkujtimit për më tepër se 1.100 të burgosur, edhe pse nuk ishte i pranishëm asnjë Dëshmitar i Jehovait.

Një nga 12 vëllezërit që predikojnë çdo javë në këto burgje, tha: «U habitëm që gjërat shkuan kaq mirë. Dukej qartë se Jehovai donte që të burgosurit të dëgjonin fjalimin e Përkujtimit.»

Vëllezërit i kishin kërkuar leje mësuesit fetar të këtyre burgjeve që të mbanin Përkujtimin atje. Mirëpo, për shkak të kufizimeve nga COVID-19, nuk mund të shkonin më. Para se vëllezërit të gjenin një zgjidhje tjetër, u habitën kur mësuesi fetar i burgut u kërkoi fjalimin e Përkujtimit të regjistruar. Tashmë ai po bënte përgatitje që fjalimi të transmetohej në të dyja burgjet.

Përveç videos, vëllezërit i dërguan ftesa për Përkujtimin, që t’i shpërndante ose t’i reklamonte në burgje. Ndërkohë, për habinë e tyre, mësuesi fetar kishte vendosur në godinat e burgut një njoftim për Përkujtimin. Mbrëmjen e Përkujtimit, çdo i burgosur mund të ndiqte programin.

Pasi përfundoi Përkujtimi, mësuesi kontaktoi me vëllezërit dhe u kërkoi disa Bibla të tjera për të burgosurit. Të gjitha Biblat që kishin lënë vëllezërit në burg ishin shpërndarë. Gjithsesi kishte akoma shumë të burgosur që donin një Bibël.

Gëzohemi shumë që as hekurat e burgjeve nuk e ndalojnë dot Fjalën e Perëndisë të arrijë te çdo njeri.—Mateu 24:14.