Kalo te përmbajtja

Shtëpia e një vëllai në Ashland, Nebraskë, e përmbytur nga uji. Vullnetarët kanë filluar ta pastrojnë

16 PRILL 2019
SHTETET E BASHKUARA

Përmbytje shkatërrimtare në Nebraskë dhe Ajoua të SHBA-së

Përmbytje shkatërrimtare në Nebraskë dhe Ajoua të SHBA-së

Gjatë marsit 2019, shirat e furishme dhe bora e shkrirë sollën përmbytje në Nebraskë dhe në Ajoua. Ndërsa lumenjtë u frynë si kurrë më parë, ujërat çanë diga dhe argjinatura, duke dëmtuar qindra shtëpi e duke shkaktuar vdekjen e të paktën 4 vetave.

Dega e Shteteve të Bashkuara njofton se nga 5.123 lajmëtarët e asaj zone, askush nuk ka humbur jetën e as është dëmtuar. Gjithsesi janë shpërngulur 84 lajmëtarë. Po ashtu janë dëmtuar rëndë 8 shtëpi të vëllezërve, ndërsa 34 kanë pësuar dëmtime të lehta.

Vullnetarë nga kongregacionet fqinje kanë nisur pastrimin me mbështetjen e personelit të Repartit Vendës të Projektim/​Ndërtimit. Mbikëqyrësit qarkorë në këto zona po marrin masa për t’u dhënë zemër të prekurve nga kjo katastrofë.

Lutemi që vëllezërit të ngushëllohen nga Bibla dhe nga mbështetja e bashkëbesimtarëve në këto momente të vështira.—2 Korintasve 1:3, 4.