Kalo te përmbajtja

Shtëllungat e hirit dhe të tymit nga vullkani La Sufrier, Shën-Vinsent

28 PRILL 2021
SHTETET E BASHKUARA

Qindra njerëz evakuohen për shkak të vullkanit në Karaibe

Qindra njerëz evakuohen për shkak të vullkanit në Karaibe

Vendi

Pjesë të Shën-Vinsentit dhe të Barbadosit

Katastrofa

  • Më 9 prill 2021, vullkani La Sufrier nisi të nxirrte tym e hi

  • Shtëllungat e hirit rrëzuan ndërtesa dhe dëmtuan rrjetin e energjisë elektrike dhe sistemet hidraulike, prandaj është e vështirë të sigurohet uji i pijshëm

  • Pritet që aktiviteti i vullkanit të vazhdojë ndoshta për javë të tëra

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • 185 lajmëtarë në Shën-Vinsent dhe Barbados u evakuan

Prona të dëmtuara

  • Është ende e pamundur të shkohet në veri të Shën-Vinsentit, zona më e prekur, ndaj akoma nuk dihet sa dëme ka pësuar kjo zonë

Ndihma në rast katastrofash

  • Dëshmitarët që jetojnë në zona të sigurta të Shën-Vinsentit dhe në ishujt aty pranë, kanë hapur shtëpitë e tyre për vëllezërit e motrat që janë evakuar. Të gjithë po respektojnë masat parandaluese kundër COVID-19

  • Komiteti i Ndihmës në Rast Katastrofash (KNRK) që u formua në këtë rajon për COVID-19, u caktua të ndihmojë edhe në rastin e vullkanit. KNRK-ja po bashkëpunon me mbikëqyrësin qarkor dhe me pleqtë vendës për të siguruar ujë të pijshëm dhe për të ndihmuar me evakuimin ku ka nevojë

  • Edhe autoritetet vendëse në Shën-Vinsent dhe në Shën-Luçia po sigurojnë ndihmën e nevojshme

Pak para se të shpërthente vullkani, një grup vëllezërish shpëtuan një vëlla të verbër që jeton i vetëm në një nga zonat e prekura. Ndërsa po shkonin me makinë drejt një zone më të sigurt, situata ishte kaotike nëpër rrugë teksa njerëzit po ia mbathnin nga frika. Sa mirë që të gjithë lajmëtarët janë evakuar dhe janë të sigurt!

Jemi të lumtur që vëllezërit e motrat po imitojnë Perëndinë, që është «ndihmë që gjendet me lehtësi në kohë vuajtjesh», dhe po u sigurojnë strehë dhe ngushëllim bashkëbesimtarëve që kanë nevojë.—Psalmi 46:1-3.