Kalo te përmbajtja

23 GUSHT 2019
SHTETET E BASHKUARA

Sent-Luis, Shtetet e Bashkuara—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!

Sent-Luis, Shtetet e Bashkuara—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!
  • Datat: 16-18 gusht 2019

  • Vendi: The Dome at America’s Center në Sent-Luis, Misuri, Shtetet e Bashkuara

  • Gjuhët: angleze, kroate

  • Maksimumi i të pranishmëve: 28.122

  • Numri i të pagëzuarve: 224

  • Numri i delegatëve ndërkombëtarë: 5.000

  • Degët e ftuara: Afrika e Jugut, Argjentinë, Australazi, Britani, Çeki dhe Sllovaki, Evropa Qendrore, Filipine, Finlandë, Francë, Japoni, Kanada, Kolumbi, Kroaci, Poloni, Portugali, Serbi, Skandinavi

  • Komente pozitive: Martin Gulej, menaxher i komunikimit me jashtë për Metrolink, komentoi: «Mund të thuash që e do dikë. Mund të thuash që e do diçka. Por, po s’e tregove me vepra, nuk është dashuri. Ju po e tregoni dashurinë me vepra. Jeni njerëz të përulur dhe dashuria të bën të përulur. Unë identifikohem si punonjës i Metrolink nga ky distinktiv, ndërsa ju identifikoheni si Dëshmitarë të Jehovait nga dashuria.»

    Xheri Valeli, menaxher i komunikimit me jashtë për Bi-State Development (një agjenci tranzite që promovon rritjen e ekonomisë në rajonin e Sent-Luisit), shton: «Përveçse mendoni për organizimin, doni që njerëzit të kënaqen sa më shumë, qofshin delegatë, nëpunës ose ne që punojmë në Metrolink. Doni që të gjithë të kenë një eksperiencë sa më të bukur.»

 

Vëllezër dhe motra vendës duke mirëpritur delegatët në St. Louis Lambert International Airport

Delegatët marrin pjesë në dëshminë me stenda me vëllezër e motra vendës në qendër të Sent-Luisit

Duke pastruar stadiumin «The Dome» para kongresit

Tre nga 224 vëllezërit dhe motrat që u pagëzuan

Vëlla Dejvid Splejni, anëtar i Trupit Udhëheqës, teksa mban fjalimin e fundit të dielën

Delegatë të qeshur që ndjekin programin

Shërbëtorët specialë në kohë të plotë nga vende të ndryshme përshëndetin auditorin ditën e diel

Delegatë dhe vëllezër e motra vendës teksa bëjnë foto

Delegatët kënaqen ndërsa shohin kafshët në Kopshtin Zoologjik të Sent-Luisit

Delegatët vështrojnë një Bibël të rrallë King James Version nga botimi origjinal i vitit 1611, të ekspozuar në Bibliotekën Publike të Sent-Luisit. Personeli e ka lënë të hapur te Psalmi 83:18 pikërisht për delegatët

Vëllezër e motra të rinj këndojnë gjatë shfaqjes për delegatët