10 KORRIK 2019
SHTETET E BASHKUARA
Stuhi dhe përmbytje në jug të Teksasit
Më 24 qershor 2019 erërat e forta dhe përmbytjet shkaktuan dëme në jug të Teksasit. Lajmet raportojnë se janë përmbytur qindra shtëpi dhe janë evakuar mbi 100 veta.
Ndonëse nuk është lënduar asnjë lajmëtar, janë evakuar 47 prej tyre. Gjithashtu, stuhia dëmtoi 65 shtëpi të motrave e të vëllezërve, si dhe një apartament ngjitur me një Sallë Mbretërie.
Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po inkurajojnë vëllezërit. Përveç kësaj, Komiteti i Ndihmës në Rast Katastrofash po organizon punën për strehimin dhe shpërndarjen e ushqimit, të ujit e të rrobave. Ndërkohë vazhdon puna me pastrimin, me meremetimin e shtëpive dhe të apartamentit ngjitur me Sallën.
Do të vazhdojmë t’i mbështetim vëllezërit e motrat në jug të Teksasit ndërsa besojnë te Jehovai dhe përballojnë pasojat e motit të keq.—Isaia 26:3, 4.