1 MARS 2021
SHTETET E BASHKUARA
Stuhi dimri si kurrë ndonjëherë në jug të Shteteve të Bashkuara; mbi 7.500 veta shpërngulen përkohësisht
Vendi
Rajonet jugore të Shteteve të Bashkuara
Katastrofa
Që nga 13 shkurti 2021, në jug të Shteteve të Bashkuara pati stuhi shumë të forta. Teksasi u dëmtua më shumë se çdo rajon tjetër. Bora, akulli si dhe temperaturat rekord nën zero sollën ndërprerje të energjisë për ditë me radhë nëpër shtëpi dhe biznese, si dhe pati dëme të mëdha për shkak të ngrirjes së ujit
Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë
11 lajmëtarë përfunduan në spital
94 lajmëtarë pësuan dëme të lehta
7.650 lajmëtarë u shpërngulën nga shtëpitë
Prona të dëmtuara
14 Salla Mbretërie dhe 1 Sallë Asamblesh pësuan dëme të lehta
5 Salla Mbretërie pësuan dëme të rënda
3.224 shtëpi pësuan dëme të lehta
113 shtëpi pësuan dëme të rënda
12 shtëpi u shkatërruan komplet
Ndihma në rast katastrofash
Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë e kongregacioneve bashkëpunuan me Komitetin vendës të Ndihmës në Rast Katastrofash për COVID-19, që të siguronin ndihmë praktike, si ujë të pijshëm dhe meremetime emergjente të shtëpive e të Sallave të Mbretërisë. Gjithashtu, vëllezërit kanë marrë masa për të strehuar përkohësisht lajmëtarët që u shpërngulën. Të gjithë ata që po ndihmojnë në dhënien e ndihmës, po veprojnë në harmoni me masat parandaluese për COVID-19
Falënderojmë Jehovain që siguron ngushëllim për ata që vuajnë për shkak të stuhive të tilla.—2 Korintasve 1:3.