Kalo te përmbajtja

14 MARS 2019
SHTETET E BASHKUARA

Stuhi vdekjeprurëse në juglindje të Shteteve të Bashkuara

Stuhi vdekjeprurëse në juglindje të Shteteve të Bashkuara

Të dielën, më 3 mars të 2019-s, një stuhi vdekjeprurëse shkatërroi pjesë të Alabamës, Floridës dhe Xhorxhias, ku pati 23 viktima e shumë të lënduar.

Dega e Shteteve të Bashkuara raporton se asnjë Dëshmitar nuk ka humbur jetën. Gjithsesi, një motër u lëndua kur stuhia shkatërroi plotësisht shtëpinë e saj në Fort-Vallei, Xhorxhia. Ajo po merr kujdesin e nevojshëm shëndetësor në një spital të zonës. Gjithashtu, dega raporton se 6 shtëpi të Dëshmitarëve kanë pësuar dëme, ndërsa 4 të tjera janë rrënuar. Nën drejtimin e mbikëqyrësve qarkorë të zonës, Dëshmitarët kanë siguruar ushqim, strehim, rroba për vëllezërit dhe motrat e prekur nga stuhia, dhe pleqtë vendas u kanë qëndruar pranë duke u dhënë zemër nga Shkrimet.

Lutemi që Dëshmitarët e prekur nga stuhia të marrin ngushëllim nga shkrimi i vitit 2019: «Mos ji në ankth, se unë jam Perëndia yt.»—Isaia 41:10, 13, NWT, botimi 2013.