Kalo te përmbajtja

20 GUSHT 2020
SHTETET E BASHKUARA

Stuhia e llojit derecho dëmton keq qendrën e Shteteve të Bashkuara

Stuhia e llojit derecho dëmton keq qendrën e Shteteve të Bashkuara

Vendi

Qendra e Shteteve të Bashkuara

Katastrofa

  • Më 10 gusht 2020, shtrëngata të mëdha dhe erëra të forta kaluan në një vijë të drejtë përgjatë qendrës së SHBA-së. Ky fenomen atmosferik quhet ndryshe stuhi derecho

  • Stuhia dëmtoi prodhime bujqësore e prona dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në një zonë të madhe

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • 2 lajmëtarë u plagosën lehtë

  • 18 lajmëtarë u shpërngulën

Prona të dëmtuara

  • 216 shtëpi patën dëmtime të vogla

  • 5 shtëpi patën dëmtime të mëdha

  • 24 Salla Mbretërie patën dëmtime të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  • Komitetet në Rast Katastrofash në zonë bashkë me mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po organizohen që të ndihmojnë motrat dhe vëllezërit e prekur

Ndërsa Jehovai i mbështet këta vëllezër dhe motra, mezi presim kohën kur nuk do të kemi më frikë se mos ndonjë katastrofë natyrore do të na shkatërrojë shtëpinë.—Isaia 65:21.