22 KORRIK 2019
SHTETET E BASHKUARA
Stuhia tropikale Beri godet jugun e Shteteve të Bashkuara
Të shtunën, më 13 korrik 2019, në Luizianë mbërriti një uragan i kategorisë 1, që shpejt u zbut në një stuhi tropikale me emrin Beri. Ajo dëmtoi shtëpi, përmbyti disa zona dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në shtetin e Alabamës, të Luizianës dhe të Misisipit.
Edhe pse asnjë lajmëtar nuk ka vdekur e as është lënduar, 123 prej tyre u shpërngulën. Veç kësaj, stuhia dëmtoi 27 shtëpi të vëllezërve, si dhe 5 Salla Mbretërie.
Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër vëllezërve e motrave. Po ashtu, lajmëtarët në kongregacionet fqinje po sigurojnë ujë, ushqim dhe strehim. Ndërkohë vazhdon puna me riparimet.
Vazhdojmë të lutemi e të mbështetim vëllezërit e motrat në jug të Shteteve të Bashkuara që u prekën nga stuhia tropikale Beri.—Proverbat 18:10.