Kalo te përmbajtja

Automjete të braktisura në Interstate 45, autostradë kryesore në Hjuston, Teksas

2 TETOR 2019
SHTETET E BASHKUARA

Stuhia tropikale shkakton përmbytje të mëdha në juglindje të Teksasit

Stuhia tropikale shkakton përmbytje të mëdha në juglindje të Teksasit

Gjatë javës që filloi më 16 shtator 2019, stuhia tropikale Imelda goditi juglindjen e Teksasit dhe vetëm në pak ditë ra më tepër se 102 centimetra shi. Ajo konsiderohet si një nga stuhitë tropikale me më shumë reshje që ka goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara. Pas stuhisë, qindra automjete i braktisën në autostrada dhe rrugë. Shumë banorë i evakuan.

Në raportet e para nga dega e Shteteve të Bashkuara thuhet se nuk ka të lënduar ose të vdekur mes 29.649 Dëshmitarëve që jetojnë në zonat e prekura. Megjithatë, 114 lajmëtarë janë shpërngulur. Gjithashtu, 145 shtëpi të vëllezërve dhe 10 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme.

Dega ngriti një Komitet të Ndihmës në Rast Katastrofash që po bashkëpunon me mbikëqyrësit qarkorë të zonës dhe me pleqtë vendës, që të vlerësojnë dëmet dhe të organizojnë punën për të ndihmuar. E dimë që Jehovai do t’i mbështetë vëllezërit, pasi ‘dashuria e tij besnike shtrihet deri në qiej’.—Psalmi 36:5.