Kalo te përmbajtja

Stuhitë goditën rëndë Kaliforninë, SHBA, duke shkaktuar dëme të mëdha

19 JANAR 2023
SHTETET E BASHKUARA

Stuhitë vdekjeprurëse godasin pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara

Stuhitë vdekjeprurëse godasin pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara

Që nga 4 janari 2023, në Kaliforni, SHBA, ka pasur borë të dendur, shira të rrëmbyeshme dhe erëra të furishme. Stuhitë e vazhdueshme shkaktuan përmbytje, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Mijëra veta janë evakuar dhe të paktën 19 kanë vdekur. Në disa zona, stuhitë vdekjeprurëse ishin aq të fuqishme, saqë vetëm brenda pak ditësh sollën më shumë se gjysmën e reshjeve vjetore.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Nuk ka vdekur asnjë vëlla a motër

  • 199 lajmëtarë janë shpërngulur

  • 4 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 141 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • 23 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla

  • 1 Zyrë Rajonale Përkthimi pësoi dëme të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  • Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet familjeve të prekura nga kjo katastrofë dhe po u sigurojnë ndihmë praktike

  • 44 shtëpi janë bërë sërish të sigurta për të jetuar

  • 15 shtëpi janë meremetuar

Jemi të bindur se Jehovai po i ngushëllon vëllezërit tanë gjatë kësaj periudhe stresuese.—Psalmi 50:15.