Kalo te përmbajtja

Vendi ku ndodhi sulmi, një ndërtesë qeveritare në Virginia Beach

4 QERSHOR 2019
SHTETET E BASHKUARA

Sulm me armë në Virxhinia, Shtetet e Bashkuara

Sulm me armë në Virxhinia, Shtetet e Bashkuara

Më 31 maj 2019, një vrasës qëlloi me armë punonjësit në një ndërtesë qeveritare në Virginia Beach, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara. 12 veta u vranë dhe 4 të tjerë u plagosën.

Dega e Shteteve të Bashkuara raporton se, mjerisht, mes të vrarëve ishte edhe motra La Kinta Braun. Ajo ishte 39 vjeçe dhe shërbente si pioniere e rregullt në kongregacionin e gjuhës frënge Seaview, në Norfolk, Virxhinia. Shërbente edhe si vullnetare në Repartin Vendës të Projektim-Ndërtimit. Pleqtë vendës me mbikëqyrësin qarkor po i mbështetin emocionalisht dhe po u japin zemër nga Shkrimet familjes dhe miqve të motrës Braun.

Jemi thellësisht të hidhëruar për këtë humbje. Mezi presim kohën kur s’do të ketë më tragjedi të tilla dhe në tokë të gëzojmë ‘paqe të pafund’.—Psalmi 37:10, 11.