Kalo te përmbajtja

Një nga tërmetet shkaktoi këtë çarje

15 KORRIK 2019
SHTETET E BASHKUARA

Tërmetet tronditin Kaliforninë Jugore

Tërmetet tronditin Kaliforninë Jugore

Që nga 4 korriku tërmete të fuqishme dhe lëkundje të tjera goditën jugun e Kalifornisë në rajonin e shkretëtirës Mohavi. Një prej tyre, që ishte 7,1 ballë, u konsiderua ndër më të fuqishmit të regjistruar në zonë gjatë dy dekadave të fundit.

Tërmetet ranë pranë qytetit të Rixhkrestit, ku banojnë 215 lajmëtarë. Na vjen mirë që asnjë nga vëllezërit nuk është dëmtuar rëndë. Megjithatë, tre prej tyre patën dëmtime të lehta dhe sipas informacioneve të para, janë shpërngulur shtatë lajmëtarë. Gjithashtu, 7 shtëpi të vëllezërve u dëmtuan keq, kurse 35 pësuan dëmtime të vogla. Përveç tyre u dëmtuan lehtë edhe dy Salla Mbretërie.

Dy mbikëqyrës qarkorë po organizojnë punën për të ndihmuar. Për më tepër, ata dhe pleqtë vendës po u japin zemër lajmëtarëve të prekur nga tërmetet.

Lutemi që Jehovai të vazhdojë t’u japë mençurinë e domosdoshme që të përballojnë katastrofa të tilla natyrore.—Proverbat 2:6-8.