14 DHJETOR 2021
SHTETET E BASHKUARA
Tornado shkatërrimtare sjellin shumë dëme në jug dhe në qendër të Shteteve të Bashkuara
Duke nisur nga 10 dhjetori 2021, një seri tornadosh goditën tetë shtete në zonën jugore dhe qendrore të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar dëme të mëdha në shtegun prej 402 kilometrash që përshkuan. Këto tornado morën jetë njerëzish dhe shkatërruan shumë ndërtesa. Dëmet më të mëdha i shkaktuan në shtetin e Kentakit.
Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë
Asnjë vëlla a motër nuk është vrarë ose lënduar
31 lajmëtarë u evakuan
10 shtëpi pësuan dëme të vogla
3 shtëpi pësuan dëme të mëdha
9 shtëpi u shkatërruan
Ndihma në rast katastrofash
Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet familjeve të prekura nga kjo katastrofë
E gjithë kjo punë po bëhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19
Mund të jemi të sigurt se Jehovai ndien dhembshuri të thellë për vëllezërit e motrat tona që po vuajnë për shkak të katastrofave natyrore.—Isaia 63:9.