Kalo te përmbajtja

14 GUSHT 2020
SHTETET E BASHKUARA

Uragani Ajzeja shkakton dëme të mëdha në lindje të Shteteve të Bashkuara

Uragani Ajzeja shkakton dëme të mëdha në lindje të Shteteve të Bashkuara

Vendi

Rajonet në lindje të Shteteve të Bashkuara

Katastrofa

  • Uragani Ajzeja i kategorisë së parë mbërriti në Karolinën e Veriut më 3 gusht 2020

  • Uragani krijoi dhjetëra tornado ndërsa zhvendosej lart drejt Bregut Lindor, duke shkaktuar erëra të furishme dhe ndërprerje të energjisë elektrike

Si ndikoi te motrat e vëllezërit tanë

  • Një motër u lëndua

  • 12 familje janë shpërngulur përkohësisht

Prona të dëmtuara

  • 55 shtëpi të vëllezërve u dëmtuan lehtë

  • 5 shtëpi pësuan dëmtime të rënda

  • 5 Salla Mbretërie pësuan dëme të lehta

  • U dëmtuan disa automjete

Ndihma në rast katastrofash

  • Ndërsa ndiqnin udhëzimet për sigurinë gjatë COVID-19, mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë e kongregacioneve në zonat e prekura bashkëpunuan menjëherë për të mbështetur vëllezërit e motrat

Jemi të kënaqur që Jehovai po i mbështet vazhdimisht vëllezërit e motrat që u prekën nga këto stuhi shkatërrimtare. Presim me padurim kohën kur askujt nuk ‘do t’i ndodhë ndonjë e keqe’ nga katastrofat natyrore.—Proverbat 1:33.