19 TETOR 2020
SHTETET E BASHKUARA
Uragani Delta godet Luizianën
Vendi
Luizianë dhe zona juglindore e Teksasit
Katastrofa
Më 9 tetor 2020 stuhia e kategorisë 2 goditi zonën jugperëndimore të Luizianës duke dëmtuar edhe më shumë zonat që ishin rrënuar tashmë nga uragani Laura
Uragani shkaktoi shira të rrëmbyera dhe erëra të furishme. Si pasojë ndodhën përmbytje të mëdha dhe energjia elektrike u ndërpre në shumë pjesë të vendit
Si ndikoi te motrat e vëllezërit tanë
1.583 lajmëtarë u shpërngulën ose u evakuan
Prona të dëmtuara
216 shtëpi dhe 16 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla
7 shtëpi pësuan dëme të mëdha
3 shtëpi u shkatërruan
Ndihma në rast katastrofash
Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po ndihmojnë vëllezërit e motrat që kanë nevojë për ushqim, ujë, strehim dhe ndihma të tjera humanitare. Përpjekjet e tyre po i mbështet edhe Komiteti i Ndihmës në Rast Katastrofash që u formua për uraganin Laura. Njëkohësisht vëllezërit vazhdojnë të tregojnë kujdes duke respektuar të gjitha udhëzimet për t’u mbrojtur nga COVID-19
Pleqtë vendës i kanë shtuar përpjekjet për t’u dhënë zemër vëllezërve e motrave. Një plak komentoi: «Është e mrekullueshme të shohësh sa forcë u ka dhënë Jehovai motrave e vëllezërve gjatë kësaj kohe. Duket qartë që u ka dhënë ‘fuqi përtej asaj që është normale’.»—2 Korintasve 4:7.
Falënderojmë Jehovain që vazhdon të jetë ‘strehë dhe mbrojtje’ për motrat e vëllezërit tanë të shtrenjtë që janë prekur nga këto katastrofa.—Isaia 4:6.