Kalo te përmbajtja

5 SHTATOR 2019
SHTETET E BASHKUARA

Uragani Dorian bën kërdinë në ishujt Bahama

Uragani Dorian bën kërdinë në ishujt Bahama

Të dielën në mëngjes, më 1 shtator 2019, uragani Dorian goditi Ishullin e Madh Abako në veri të ishujve Bahama. Është një nga uraganet më të fuqishme të regjistruara në Oqeanin Atlantik ngaqë arriti kategorinë 5. Ai është i rrezikshëm sidomos për shkak të lëvizjes së ngadaltë, erërave me shpejtësi të madhe dhe shirave të shumta. Uragani u shndërrua në stuhi tropikale dhe kaloi pranë ishujve Liuard në Porto-Riko dhe pranë Ishujve Virxhin, pa shkaktuar ndonjë dëm të madh.

Zyra e degës e Shteteve të Bashkuara vazhdon të mbledhë raporte për ndikimin që pati kjo stuhi te vëllezërit dhe motrat dhe te pronat e organizatës së Jehovait. Për momentin nuk është lënduar asnjë nga 46 lajmëtarët e 2 kongregacioneve në Ishullin e Madh Abako. Gjithsesi, Salla e Mbretërisë në ishull është shkatërruar.

Në Ishullin e Madh Bahama ka 4 kongregacione dhe 364 lajmëtarë. Nga raportet e para, 196 vëllezër janë shpërngulur dhe 22 shtëpi kanë pësuar dëme. 3 shtëpi janë shkatërruar plotësisht.

Dega u kishte siguruar udhëzime mbikëqyrësve qarkorë dhe pleqve në zonat e prekura që para se të vinte stuhia. Ajo i kishte rekomanduar që të gjithë vëllezërit të shpërnguleshin në Nasau, kryeqyteti i vendit, ose në zona të tjera të sigurta.

Lutemi për vëllezërit dhe motrat që po vuajnë nga pasojat e uraganit. Jemi të sigurt që Jehovai sheh se ç‘po kalojnë dhe do të vazhdojë t’u japë forcë që të përballojnë këto kohë vuajtjesh.—Psalmi 46:1, 2.