Kalo te përmbajtja

Një Sallë Mbretërie e shkatërruar nga uragani Dorian, në Ishullin e Madh Abako, ishujt Bahama

18 SHTATOR 2019
SHTETET E BASHKUARA

Uragani Dorian lë pas gjurmë shkatërrimi

Uragani Dorian lë pas gjurmë shkatërrimi

Pasi bëri kërdinë në ishujt Bahama si një stuhi e kategorisë 5, uragani Dorian goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara. Të premten në mëngjes, më 6 shtator 2019, ai kaloi mbi Kepin Hateras, Karolina e Veriut, si një stuhi e kategorisë 1, duke përmbytur shtëpi e biznese. Më 7 shtator 2019 stuhia shkaktoi erëra të fuqishme si të një uragani, në Skocinë e Re, Kanada.

Lajmëtarë nga Nasau mirëpresin në aeroport vëllezërit dhe motrat që u evakuan nga Ishulli i Madh Abako

Dega e Shteteve të Bashkuara raporton se nga 1.742 lajmëtarët që shërbejnë në ishujt Bahama, vetëm një motër u lëndua lehtë. Gjithashtu raporton se janë dëmtuar 48 shtëpi të Dëshmitarëve dhe 8 të tjera janë shkatërruar plotësisht.

Shumë prej lajmëtarëve që jetojnë në Ishullin e Madh Abako u shpërngulën në Nasau, kryeqyteti i vendit. Vëllezërit dhe motrat vendës i mirëpritën ngrohtësisht në aeroport.

Vëllezërit dhe motrat mbledhin dhe paketojnë gjëra të domosdoshme në një Sallë Asamblesh në West Palm Beach

Komiteti i Ndihmës në Rast Katastrofash dhe mbikëqyrësi qarkor vendës po organizojnë punën për të ndihmuar dhe po u japin zemër lajmëtarëve të prekur. Gjithashtu, atje shkuan vëllezër nga zyra e degës e Shteteve të Bashkuara, që t’i mbështetin kongregacionet dhe t’i inkurajojnë nga Bibla.

Ndihmat që u dërguan nga Salla e Asambleve në West Palm Beach mbërrijnë në Freeport, ishujt Bahama. Vëllezër vendës ngarkojnë kutitë në kamionë që t’i çojnë te të prekurit nga katastrofa

Shtetet e Bashkuara, stuhia preku kryesisht Karolinën e Veriut dhe të Jugut. Asnjë vëlla ose motër nuk u dëmtua nga kjo katastrofë, por u shpërngulën 737 prej tyre. Shumica u evakuan përkohësisht derisa të rikthehen në shtëpi. Përveç kësaj u dëmtuan 50 shtëpi dhe 12 Salla Mbretërie.

Sipas raportimeve, në Kanada nuk është dëmtuar asnjë nga vëllezërit. Por, disa shtëpi të tyre u dëmtuan lehtë, madje pati dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Vëllezërit dhe motrat e kongregacioneve vendase ndihmuan të prekurit nga katastrofa.

Jemi mirënjohës që Jehovai po i dëgjon «përgjërimet . . . për ndihmë» të vëllezërve, të cilët po mbështeten tek Ai gjatë këtyre kohëve të vështira.—Psalmi 28:6, nwt.