Kalo te përmbajtja

8 SHTATOR 2021
SHTETET E BASHKUARA

Uragani Ida shkakton dëme të mëdha në jug dhe në veri të Shteteve të Bashkuara

Uragani Ida shkakton dëme të mëdha në jug dhe në veri të Shteteve të Bashkuara

Më 29 gusht 2021, uragani Ida i kategorisë 4 mbërriti pranë Port-Furshonit, Luizianë. Stuhitë e forta, shirat e furishme dhe erërat e furishme shkaktuan përmbytje katastrofike, dëmtuan prona dhe ndërprenë energjinë elektrike përgjatë bregut të gjirit. Për shkak të uraganit dhe të motit të keq, më 1 shtator pati dëme të jashtëzakonshme në verilindje të vendit. Në disa vende pritet të mos ketë energji elektrike për javë me radhë.

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • Deri tani duket se nuk ka vdekur asnjë motër a vëlla

  • 2 vëllezër pësuan dëmtime të lehta

  • 1 motër u shtrua në spital, sepse u lëndua ndërsa po evakuohej

  • 1.429 shtëpi pësuan dëme të lehta

  • 183 shtëpi pësuan dëme të rënda

  • 19 shtëpi u shkatërruan

  • 43 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla

  • 10 Salla Mbretërie pësuan dëme të mëdha

  • 4 Salla Asamblesh pësuan dëme të vogla

Shtëpia e një motre në Nju-Orleans, Luizianë, e dëmtuar nga uragani

Ndihma në rast katastrofash

  • Mbikëqyrësit qarkorë, pleqtë vendës dhe Komitetet e Ndihmës në Rast Katastrofash po inkurajojnë vëllezërit e motrat e prekur nga kjo katastrofë

  • Po u sigurohen ndihma humanitare atyre që janë në nevojë

  • E gjithë kjo punë po bëhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19

Vëllezërit ishin të përgatitur dhe dinin si të vepronin kur të ndodhte ndonjë katastrofë. Gjithashtu iu bindën autoriteteve dhe u evakuan. E gjithë kjo i ndihmoi të shpëtonin jetën.—Proverbat 22:3.