7 SHTATOR 2020
SHTETET E BASHKUARA
Uragani Laura godet Luizianën
Vendi
Arkansas, Misisipi, në perëndim të Luizianës dhe në lindje të Teksasit
Katastrofa
Më 27 gusht 2020, uragani Laura i kategorisë 4 goditi pjesën perëndimore të Luizianës. Për shkak të erërave të furishme që erdhën si pasojë, u dëmtuan prona dhe pati ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike
Si ndikoi te motrat e vëllezërit tanë
Me keqardhje themi se një motër e moshuar humbi jetën ndërsa po e evakuonin nga spitali
Një motër tjetër u lëndua lehtë
3.992 lajmëtarë u detyruan të shpërnguleshin përkohësisht
Prona të dëmtuara
10 shtëpi të vëllezërve u shkatërruan
95 shtëpi dhe 4 Salla Mbretërie pësuan dëme të rënda
192 shtëpi dhe 16 Salla Mbretërie pësuan dëmtime të lehta
Ndihma në rast katastrofash
Dega e Shteteve të Bashkuara ka caktuar një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash
Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po ndihmojnë lajmëtarët të gjejnë një vendstrehim të sigurt për sa kohë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre
Histori personale
Vëllezërit në zonat përreth hapën shtëpitë për të evakuarit, ndërkohë që të gjithë po respektojnë udhëzimet për sigurinë për shkak të COVID-19. Një nga vëllezërit e evakuar, tha: «Tërë këtë e shohim si bekim nga Jehovai.»
Duke iu bindur drejtimit dhe duke mbështetur të tjerët tani që janë në hall, vëllezërit e motrat në zonat e prekura nga uragani po e ‘rekomandojnë veten si shërbëtorë të Perëndisë’.—2 Korintasve 6:4.