Kalo te përmbajtja

Dëmet që la pas uragani Milton në Manasota-Ki, Florida, SHBA

17 TETOR 2024
SHTETET E BASHKUARA

Uragani Milton godet Floridën, SHBA

Uragani Milton godet Floridën, SHBA

Më 9 tetor 2024, uragani Milton i kategorisë 3 goditi Bregun e Gjirit të Floridës, SHBA, dhe bëri kërdinë në zonat që preku në këtë vend. Ky uragan i fuqishëm ra më pak se dy javë pasi uragani Helena shkaktoi dëme të mëdha në të njëjtin rajon dhe solli përmbytje e dëme të mëtejshme. Miltoni ngriti erëra që shkuan deri në 289 kilometra në orë. Në disa zona bregdetare, reshjet deri në 45 centimetra dhe dallgët deri në 3 metra shkaktuan përmbytje të mëdha.

Përveç kësaj, uragani Milton formoi të paktën 38 tornado, të cilat shkaktuan dëme të mëdha në pjesën jugore dhe qendrore të Floridës. Pothuajse 80.000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe të paktën 24 veta kanë humbur jetën.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Nuk ka humbur jetën asnjë motër a vëlla

  • 2 lajmëtarë pësuan dëme të rënda

  • 4 lajmëtarë pësuan dëme të lehta

  • 9.949 lajmëtarëve u është dashur të largohen nga shtëpitë

  • 16 shtëpi u shkatërruan

  • 235 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 1.398 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • 1 Sallë Mbretërie pësoi dëme të vogla

  • 30 Salla Mbretërie aktualisht janë pa energji elektrike dhe nuk mund të përdoren

Ndihma në rast katastrofash

Vëllezër e motra duke hequr një pemë nga çatia e shtëpisë së një motre të moshuar në Zefërhills, Florida

  • Dy ditë para se të binte uragani Milton, dega e Shteteve të Bashkuara u dërgoi një letër më shumë se 800 kongregacioneve që ndodheshin në zonën ku pritej të godiste uragani. Ajo letër përmbante informacione të dobishme për ata që do të zgjidhnin të evakuoheshin

  • Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe ndihmë praktike motrave e vëllezërve të prekur nga uraganet Helena dhe Milton

  • Janë ngritur 3 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash për të organizuar punën për dhënien e ndihmës për dy uraganet

  • Me dashuri, qindra Dëshmitarë në Xhorxhia dhe në Karolinën e Jugut, SHBA, kanë hapur shtëpitë e tyre për të mirëpritur vëllezërit e motrat e evakuar

Si një vëllazëri mbarëbotërore, lutemi që Jehovai të vazhdojë t’u sigurojë ‘strehim e mbrojtje’ të gjithë atyre që janë prekur nga këto stuhi të fuqishme të kohëve të fundit.—Isaia 4:6.