24 SHTATOR 2020
SHTETET E BASHKUARA
Uragani Selli përmbyt pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara
Vendi
Alabama, Florida dhe Misisipi
Katastrofa
Një stuhi e kategorisë 2 lëvizi ngadalë drejt Alabamës dhe e goditi më 16 shtator 2020. Brenda pak orësh niveli i ujit u rrit ndjeshëm, aq sa shkaktoi përmbytje të mëdha
Për shkak të erërave të forta u dëmtuan rëndë disa prona dhe në shumë zona u ndërpre energjia elektrike
Si ndikoi te motrat e vëllezërit tanë
240 lajmëtarë u detyruan të evakuoheshin
1 lajmëtar u dëmtua lehtë
Prona të dëmtuara
143 shtëpi dhe 11 Salla Mbretërie pësuan dëme të lehta
12 shtëpi dhe 1 Sallë Mbretërie u dëmtuan goxha
Ndihma në rast katastrofash
Dy Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash po koordinojnë punën me mbikëqyrësit qarkorë dhe me pleqtë vendës që t’u japin zemër nga Shkrimet vëllezërve dhe motrave në këto zona, si dhe t’u sigurojnë gjërat e domosdoshme, ndërsa ndjekin udhëzimet që lidhen me COVID-19
Në motër tha se menjëherë pas stuhisë e pushtoi një ankth i madh. Mirëpo, kongregacioni vendës iu gjend pranë sa hap e mbyll sytë, ndaj ajo thotë plot mirënjohje: «Tani s’gjej dot fjalët për të falënderuar vëllezërit e motrat për dashurinë dhe ndihmën që më dhanë.»—1 Gjonit 3:18.