Kalo te përmbajtja

6 NËNTOR 2020
SHTETET E BASHKUARA

Uragani Zeta shkakton dëme në zonën juglindore të Shteteve të Bashkuara

Uragani Zeta shkakton dëme në zonën juglindore të Shteteve të Bashkuara

Vendi

Zona juglindore e Shteteve të Bashkuara

Katastrofa

  • Stuhia e furishme e kategorisë 2 goditi Luizianën më 28 tetor 2020. Më vonë zbriti në kategorinë e një stuhie tropikale dhe shkaktoi dëme në zona të tjera në jug të Shteteve të Bashkuara

  • Përmbytjet e mëdha që solli stuhia në zonat bregdetare dhe erërat e fuqishme dëmtuan disa ndërtesa dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në shumë zona

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • 324 lajmëtarë janë shpërngulur ose evakuar

  • 1 lajmëtar është dëmtuar lehtë

Prona të dëmtuara

  • 291 shtëpi dhe 14 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të vogla

  • 8 shtëpi dhe 3 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të mëdha

  • 1 shtëpi është shkatërruar

Ndihma në rast katastrofash

  • Pleqtë vendës bashkë me mbikëqyrësit qarkorë po u japin zemër nga Shkrimet dhe ndihmën e nevojshme vëllezërve e motrave që janë prekur nga kjo katastrofë. Komitetet e Ndihmës në Rast Katastrofash që u formuan për pandeminë COVID-19 dhe për uraganin Laura në atë zonë, po ndihmojnë edhe ata që janë prekur nga uragani Zeta. Njëkohësisht po zbatojnë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë që lidhen me COVID-19.

Na vjen keq që kjo stuhi ka shkaktuar probleme për motrat e vëllezërit tanë. Por si gjithmonë, nëpërmjet organizatës së tij, Jehovai ka treguar dashuri besnike për adhuruesit e vet duke u siguruar ndihmë në rast katastrofash.—Psalmi 89:1.