Kalo te përmbajtja

Pamje të zjarrit Diksi gjatë natës në Kaliforni, SHBA

16 GUSHT 2021
SHTETET E BASHKUARA

Vazhdojnë zjarret shkatërrimtare në Kaliforni

Vazhdojnë zjarret shkatërrimtare në Kaliforni

Zjarret e shumta po shkaktojnë dëme të mëdha në Kaliforni, SHBA. Zjarri më i madh që quhet Diksi, ka përpirë një sipërfaqe më të madhe se 187.562 hektarë. Deri tani, ky është zjarri i dytë më i madh në historinë e Kalifornisë.

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • 415 lajmëtarë janë evakuar

  • 17 shtëpi janë shkatërruar

  • 2 shtëpi kanë pësuar dëme të mëdha

Ndihma në rast katastrofash

  • Mbikëqyrësit qarkorë në zonat e prekura po bashkëpunojnë me pleqtë vendës për t’u dhënë zemër lajmëtarëve nga Shkrimet. Gjithashtu po u sigurojnë ndihmë praktike, për shembull, po i ndihmojnë të gjejnë strehim të përkohshëm atyre që janë detyruar të largohen nga shtëpitë

  • E gjithë kjo punë po bëhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19

Edhe kur hasin vështirësi, shërbëtorët e Jehovait provojnë se janë miq të vërtetë, gati për t’u ardhur në ndihmë vëllezërve e motrave të tyre në besim.—Proverbat 17:17.