Kalo te përmbajtja

20 NËNTOR 2019
SHTETET E BASHKUARA

Zjarret shkrumbojnë fshatrat e Kalifornisë

Zjarret shkrumbojnë fshatrat e Kalifornisë

Muajt e fundit shumë zjarre shkatërrimtare kanë rënë në mbarë shtetin e Kalifornisë, duke shkrumbuar një sipërfaqe rreth 362 km2 dhe duke dëmtuar një zonë të paanë.

Dega e Shteteve të Bashkuara raporton se mbi 1.700 vëllezërve e motrave iu desh të evakuoheshin. Nuk raportohet për asnjë të lënduar ose të vdekur. Zjarri Sandalud, që nisi më 10 tetor 2019 në Kalimesë, shkatërroi shtëpinë e një vëllai. Veç kësaj, tymi ka hyrë në disa banesa. Gjithsesi, pothuajse të gjithë ata që u evakuan, janë kthyer në shtëpi.

Një plak kongregacioni që jeton në një nga zonat e prekura, tha: «Është jetësore që në këto raste t’i bindemi drejtimit. Vëllezërit tanë u evakuan pa vonesë nga zonat e rrezikuara. Kështu zjarrfikësit u përqendruan të shuanin zjarrin në vend që të kërkonin njerëzit.»

Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës vazhdojnë të shpërndajnë ndihma për të evakuarit. Lajmëtarët në zonat përreth treguan një merak dhe mikpritje të jashtëzakonshme. Një mbikëqyrës qarkor tha për këtë vërshim dashurie të krishterë: «S’e kishim fare problem të gjenim strehim për të gjithë ata që kishin nevojë.»

I jemi mirënjohës Jehovait për ata që u bënë «burim i madh ngushëllimi» për vëllezërit e motrat që u prekën nga këto zjarre.—Kolosianëve 4:11, nwt.