Kalo te përmbajtja

3 DHJETOR 2012
SHTETET E BASHKUARA

Aksident fatal në Majami

Aksident fatal në Majami

Të shtunën më 1 dhjetor 2012, një grup me 32 Dëshmitarë të Jehovait po udhëtonte me autobus për në West Palm Beach, Florida, për një seminar biblik dyditor, kur autobusi goditi një mbikalim në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit në 7.25 të mëngjesit. Dy Dëshmitarë vdiqën dhe katër të tjerë janë në gjendje të rëndë. Policia raporton se shoferi i autobusit, që nuk ishte një Dëshmitar i Jehovait, «hyri gabimisht në aeroport» rrugës për në West Palm Beach. Xhejms Brauni, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait, thotë: «Në këto momente qëndrojmë të lidhur ngushtë me familjen tonë frymore që na jep ngushëllim nga Bibla.»

Zëdhënësi për median: Xhejms Brauni, Zyra e informacionit publik, tel. +1 718 560 5000