Kalo te përmbajtja

6 DHJETOR 2018
SHTETET E BASHKUARA

Tërmet i fortë në Alaskë

Tërmet i fortë në Alaskë

Më 30 nëntor 2018, ra një tërmet 7-ballësh në afërsi të Ankorixhit, qytet në Alaskë. Edhe pse nuk ka pasur viktima, mediat raportojnë se rrugët janë dëmtuar rëndë.

Dega e Shteteve të Bashkuara raporton se, për shkak të tërmetit, 7 lajmëtarë janë plagosur lehtë. Gjithashtu janë dëmtuar 16 shtëpi të Dëshmitarëve dhe 2 Salla Mbretërie. Nën drejtimin e mbikëqyrësve qarkorë, kongregacionet po i ndihmojnë të prekurit nga tërmeti me ushqim, veshje, ujë dhe strehim. Po ashtu, pleqtë vendës po u sigurojnë ngushëllim nga Bibla.

Lutemi pareshtur për vëllezërit e prekur nga ky tërmet. Jemi të sigurt se Jehovai do të jetë forcë dhe kala për popullin e tij ndërsa vazhdojnë të besojnë tek Ai.—Psalmi 28:8, 9.