Kalo te përmbajtja

22 PRILL 2013
SHTETET E BASHKUARA

Bomba në maratonën e Bostonit

Bomba në maratonën e Bostonit

Më 15 prill 2013, shpërthyen dy bomba afër vijës së finishit të maratonës së Bostonit. Pati 3 të vdekur dhe 176 të plagosur. Sipas raporteve të para, nga të dëmtuarit nuk kishte Dëshmitarë të Jehovait. Disa Dëshmitarë vendës ishin të parët që i ndihmuan të plagosurit e tragjedisë. «Viktimat dhe familjet e tyre janë në mendimet dhe në lutjet tona»,—pohoi J. R. Brown, zëdhënësi i Dëshmitarëve të Jehovait. «Qëllimi ynë është t’u japim ngushëllim nga Shkrimet të gjithë atyre që janë të trishtuar nga ky veprim i dhunshëm dhe i pakuptimtë.»

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000