Kalo te përmbajtja

31 MAJ 2013
SHTETET E BASHKUARA

Dëshmitarët e Jehovait restaurojnë ndërtesën historike të arsimimit biblik

Dëshmitarët e Jehovait restaurojnë ndërtesën historike të arsimimit biblik

NJU-JORK—Pas një restaurimi gjashtëmujor, më 13 prill 2013 Dëshmitarët e Jehovait i hapën sërish dyert e teatrit historik «Stanley» në Xhersi-Siti, Nju-Xhersi. Për afro 30 vjet, Dëshmitarët e kanë përdorur teatrin «Stanley» si Sallë Asamblesh për seminare biblike me auditor të madh. Restaurimi e ka bërë teatrin më të përshtatshëm si qendër për arsimimin biblik falas.

Me karriget e reja, teatri është bërë më i rehatshëm për më tepër se 250.000 të pranishmit që ndjekin çdo vit programet atje. Edhe salla kryesore me dhomat ngjitur janë pajisur me një sistem videoje të teknologjisë së fundit, projektuar kryesisht për prezantimet në gjuhën amerikane të shenjave.

Thuajse i gjithë restaurimi u bë nga Dëshmitarët e Jehovait, që u ofruan vullnetarisht për këtë projekt. Ata erdhën nga pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara për të restauruar këtë ndërtesë antike me histori unike.

Teatri «Stanley» ka qenë pjesë e pandashme e Nju-Xhersit që nga fundi i viteve 20. Ishte një nga kinoteatrot më të mëdhenj që janë ndërtuar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Teatri u desh të mbyllej në vitin 1978, por në 1983-shin, Dëshmitarët e Jehovait e shpëtuan këtë teatër historik nga gjendja e keqe. Dëshmitarët e kanë përdorur teatrin si vend për arsimimin biblik që kur u rihap në vitin 1985.

Në komentet që dha për restaurimin e bërë së fundmi, J. R. Brown, një zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait, thotë: «Teatri ‘Stanley’ shërben kryesisht si vend adhurimi, ku njerëz nga më tepër se 15 grupe gjuhësore mund të vijnë të mësojnë për Biblën. Por, edhe banorët e Nju-Xhersit e kanë shumë për zemër teatrin, dhe organizata jonë ndihmon me kënaqësi që të ruhet kjo pjesë e historisë.»

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000