Kalo te përmbajtja

1 JANAR 2013
SHTETET E BASHKUARA

Dëshmitarët e Jehovait shesin ish-hotelin Bossert

Dëshmitarët e Jehovait shesin ish-hotelin Bossert

BRUKLIN, NJU-JORK—Dëshmitarët e Jehovait kanë shitur ish-hotelin Bossert në adresën 98 Montague Street, në lagjen historike të Brooklyn Heights. Blerës ishte David Bistricer nga Clipper Equity dhe Chetrit Group. Hoteli u ndërtua në vitin 1909, vitin kur Dëshmitarët e Jehovait e shpërngulën selinë e tyre botërore në Brooklyn Heights.

Dëshmitarët filluan ta përdornin ndërtesën në vitin 1983 dhe e blenë në vitin 1988. Menjëherë nisën ta restauronin të gjithë godinën sipas standardeve për zonat historike që kërkon Komisioni për Ruajtjen e Ndërtesave Historike (Landmarks Preservation Commission) dhe morën çmime vlerësuese, ngaqë i kthyen godinës stilin elegant dhe tërheqës të një shekulli më parë.

Kohët e fundit, Dëshmitarët e Jehovait janë duke bërë disa ndryshime në Bruklin. Ngaqë është zvogëluar stafi, ka më pak nevojë për hapësira banimi, e kjo ka çuar në shitjen e godinës.

David Semoniani, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait për mediat, u shpreh: «Ishte kënaqësi të kujdeseshim për hotelin Bossert këto 25 vjet. Është ndërtesë e bukur dhe e vlerësojmë vendin që ka pasur në historinë tonë.»

Zëdhënësi për mediat:

David Semonian, Office of Public Information, tel. +1 718 560 5000