7 DHJETOR 2015
SHTETET E BASHKUARA
Dëshmitarët nisin shitjen e shumëpritur të pronave në Bruklin
NJU-JORK—Dëshmitarët e Jehovait po shesin disa nga pronat më të kërkuara në Dumbo dhe Brooklyn Heights në Bruklin, Nju-Jork. Kanë filluar ofertat për një nga zonat më të mëdha të pashfrytëzuara në Bruklin, 85 Jay Street, dhe për godinën 10-katëshe të banimit në 124 Columbia Heights. Gjithashtu është në shitje godina e selisë së tyre botërore në 25/30 Columbia Heights. Tri pronat janë vënë në shitje nga Zyra e Pronave të Paluajtshme Watchtower dhe pritet që secila të shitet më vete.
Riçard Devajni, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait, flet për truallin prej 12.542 m2 në 85 Jay Street: «Trualli zë një bllok të tërë qyteti në lagjen plot gjallëri të Dumbos, ku është dhënë miratimi për një sipërfaqe ndërtimi prej më shumë se 90.000 m2.»
Godina e banimit prej 14.121 m2 në 124 Columbia Heights ndodhet në shëtitoren e zonës së njohur historike Brooklyn Heights. Z. Devajn pohon: «Është një ndërtesë shumë e bukur me pamje mahnitëse nga ura e Bruklinit, Statuja e Lirisë dhe në horizont sheh Manhatanin e Poshtëm mbresëlënës.»
25/30 Columbia Heights (figura lart) ka qenë adresa e selisë botërore e Dëshmitarëve të Jehovait prej dekadash dhe për shumë njujorkezë është e njohur për tabelën Watchtower që tregon orën. Ndërtesa që zë një sipërfaqe mbi 68.000 m2, mbulon gati dy blloqe qyteti dhe ofron një pamje të plotë të urës së Bruklinit.
Duke folur për planin e madh të Dëshmitarëve, z. Devajn shton: «Këto shitje janë hapi tjetër drejt zhvendosjes së selisë sonë botërore në Uoruik, Nju-Jork.»
Zëdhënësi(t) për mediat:
David Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000